Kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje, ‘Lokalizimi’ arreston dy persona në Pukë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 17-11-2019 Kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje, ‘Lokalizimi’ arreston dy persona në Pukë

Arrestohen dy persona të tjerë në sajë të operacionit të koduar “Lokalizimi”.

Mësohet se janë vënë në pranga shtetasit me iniciale A.B. 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe G.N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

Këta persona akuzohen për kultivimin e bimëve narkotike në Fushë Arrëz në vitin 2018, si dhe për “Armëmbajtje pa leje".

Gjithashtu dy ditë më parë nga ky operacion u arrestua edhe shtetasi J.Gj.

Pukë/ Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit “Lokalizimi” kapen dhe ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Krujë në vijim të operacionit “Lokalizimi” në fshatin Nikël, Krujë, u bë kapja dhe ndalimi edhe i  dy  shtetasve të tjerë të  shpallur në kërkim:

A.B. 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe G. N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

Pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj. (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si  autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur  në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për  “Armëmbajtje pa leje"

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020251035690308
array(1) { ["section"]=> string(84) "kultivim-droge-dhe-armembajtje-pa-leje-lokalizimi-arreston-dy-persona-ne-puke-186163" }