Kultivim droge, plagosje dhe vjedhje, arrestohen 4 persona në Gjirokastër e Tepelenë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:50 24-09-2019 Kultivim droge, plagosje dhe vjedhje, arrestohen 4 persona në Gjirokastër e Tepelenë Foto ilustruese

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Blutë bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasit me iniciale E.S, 32 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka qëlluar me mjet prerës, për motive të dobëta shtetasin E.K., 37 vjeç, I cili ndohdet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu policia ka kapur 39 vjeçarin me iniciale A.Ç. për vjedhje dhe dy shtetasit R.B., 39 vjeçe dhe Q.B., 51 vjeç për kultivom të lënëdëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien para përgjegjësisë të personave që kryejnë vepra penale. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin E.S, 32 vjeç, banues në Memaliaj. Ky shtetas ka qëlluar me mjet prerës, për motive të dobëta shtetasin E.K., 37 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

U arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, për veprën penale “Vjedhje”.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit R.B., 39 vjeçe dhe Q.B., 51 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.

Arrestimi i dy shtetasve të mësipërm u bë pasi në afërsi të banesave të tyre, nga shërbimet e policisë u konstatuan të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasve këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033015012741089
array(1) { ["section"]=> string(89) "kultivim-droge-plagosje-dhe-vjedhje-arrestohen-4-persona-ne-gjirokaster-e-tepelene-179584" }