Kultivim narkotike, shpërdorim detyre, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe inspektor i zonave, shpallen në kërkim tre persona në Vlorë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:35 01-10-2020 Kultivim narkotike, shpërdorim detyre, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe inspektor i zonave, shpallen në kërkim tre persona në Vlorë (DETAJE) Foto ilustruese

Arrestohet kryeplaku i fshatit Bolenë dhe inspektori i zonave të mbrojtura në këtë fshat, për shpërdorim detyre, pasi në këtë zonë janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Gjatë kontrollit masiv të territorit është evidentuar dhe goditur një rast i tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Bolenë, Vlorë dhe si rezultat janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Për veprën penale ‘shpërdërim detyre’ është arrestuar shtetasi D. M., 69 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë kryeplak i fshatit Bolenë dhe I. Gj., 64 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë inspektor i zonave të mbrojtura në fshatin Bolenë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasit Q. B., 77 vjeç dhe P. B., 41 vjeç, banues të dy në fshatin Bolenë, Vlorë.

Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. Ll., 47 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, me detyrë kryetar i fshatit Vërmik.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit, në fshatrat Bolenë dhe Vërmik të Vlorës.

Arrestohen kryeplaku i fshatit Bolenë dhe inspektori i zonave të mbrojtura në këtë fshat, për shpërdorim detyre.

Shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Bolenë, Vlorë dhe si rezultat janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shpërdorim detyre", shtetasit:

D. M., 69 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë kryeplak i fshatit Bolenë, Vlorë.

I. Gj., 64 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë inspektor i zonave të mbrojtura në fshatin Bolenë, Vlorë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasit:

Q. B., 77 vjeç dhe P. B., 41 vjeç, banues të dy në fshatin Bolenë, Vlorë.

Kontrollet kanë vijuar dhe në territorin e fshatit Vërmik, ku është evidentuar një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi K. Ll., 47 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, me detyrë kryetar i fshatit Vërmik, Vlorë dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ramicë, Vlorë, inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kontrolluar territorin dhe nuk kanë dhenë informacion për kultivimin e bimëve narkotike

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dy rasteve të evidentuara

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013877868652344
array(1) { ["section"]=> string(144) "kultivim-narkotike-shperdorim-detyre-arrestohet-kryeplaku-i-fshatit-dhe-inspektor-i-zonave-shpallen-ne-kerkim-tre-persona-ne-vlore-detaje-222318" }