Policia e Sarandës ka zbuluar dhe asgjesuar në Delvinë 33 bimë narkotike dhe ka vënë në pranga poseduesin e tyre. Policia ka kapur në flagrancë Eduard Trokën, 30-vjeç, banues në fshatin Kozarë-Delvinë. Arrestimi i tij u krye në flagrancë pasi në varrezat e fshatit Çlirim, iu gjetën rreth 33-bimë narkotike Canabis-sattiva me lartësi deri në 11 cm, të mbjella në bashkëpunim me vëllain e tij, i cili është shpallur në kërkim.