Kultivonin dhe shisnin drogë në Vlorë, Gjykata lë në burg 7 të arrestuarit e operacionit “Vjeshta”

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 21-10-2019 Kultivonin dhe shisnin drogë në Vlorë, Gjykata lë në burg 7 të arrestuarit e operacionit “Vjeshta” Gjykata e Vlores

Gjykata e Vlorës jep vendimin për 7 të arrestuarit në sajë të operacionit të koduar “Vjeshta” 4 ditë më parë.

Mësohet se është marrë masa “arrest me burg” për Çerçiz Velajn, Enton Likajn, Daniel Nikajn, Altin (Shkëlzen) Veizajn, Antonio Veizajn, Mario Veizajn dhe Romeo Likën.

Mbi këta persona bie akuza e “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Armëmbajtjes pa leje” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

Gjatë operacionit të koduar “Vjeshta” u sekuestruan 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.

LEXO EDHE: Kontrollet e befasishme në Vlorë, arrestohen 7 persona, në kërkim edhe 3 të tjerë (ÇFARË U SEKUESTRUA-EMRAT-VIDEO)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026880025863647
array(1) { ["section"]=> string(102) "kultivonin-dhe-shisnin-droge-ne-vlore-gjykata-le-ne-burg-7-te-arrestuarit-e-operacionit-vjeshta-182857" }