Kultivonin drogë, arrestohen 2 vlonjatë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:51 10-07-2019 Kultivonin drogë, arrestohen 2 vlonjatë Ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona për kultivim të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se shërbimet e Policisë Selenicë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në territorin e  fshatit Vërmik, Bashkia Selenicë, Policia gjeti dhe  asgjësoi fidanë dhe kubikë ku ishin kultivuar fara  të dyshuara të llojit cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit H.O, 55 vjeç dhe F.A., 43 vjeç, banues në Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021922826766968
array(1) { ["section"]=> string(45) "kultivonin-droge-arrestohen-2-vlonjate-171746" }