Kultivonin drogë në Holandë, arrestohen 4 shqiptarë dhe 2 marokenë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:43 12-09-2019 Kultivonin drogë në Holandë, arrestohen 4 shqiptarë dhe 2 marokenë Foto ilustruese

Ministria e Drejtësisë së Holandës po përgatitet të arrestojë të paktën 15 persona për trafikim të lëndëve narkotike.

Nga ky grup i strukturuar kriminal (30 veta) janë vënë në pranga 4 shqiptarë dhe 2 marokenë. Ata janë dërguar në gjyq për t’u gjykuar për një sërë akuzash: kultivim dhe trafik kanabisi, pastrim parash, falsifikim identititeti dhe pjesëmarrje në organizatë të strukturuar kriminale.

Në muajin maj, policia holandeze konfiskoi 12 mijë rrënjë gjethe kanabisi dhe 25 kg kanabis i thatë.

Grupi i shqiptarëve menaxhon pjesën e kultivimit të hashashit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070228576660156
array(1) { ["section"]=> string(72) "kultivonin-droge-ne-holande-arrestohen-4-shqiptare-dhe-2-marokene-178220" }