Kultivonin lëndë narkotike në Mat, arrestohen 3 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:58 14-08-2020 Kultivonin lëndë narkotike në Mat, arrestohen 3 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër (DETAJE)

Policia e Matit ka arrestuar 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një person, pasi akuzohen se kultivonin lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit M. Gj., 32 vjeç, D. L., 33 vjeç, J. D., 32 vjeç, të tre banues në Krujë, Durrës.

U procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi  N. S., 16 vjeç, si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. M, 26 vjeç, banues në Krujë.

Ndërsa shtetasi E. M (i shpallur në kërkim), sapo ka parë shërbimet e policisë duke përfituar dhe nga terreni ka arrit të largohet. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Stojan Njësia Administarive Ulëz, u gjet dhe u sekuestrua rreth 10 kg material bimor e dyshuar canabis sativa.

U gjet dhe u sekuestrua rreth 10 kg material bimor e dyshuar canabis sativa. Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip "BMË",që e përdornin autorët, një peshore elektronike dhe disa materiale të tjera.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor "Stojani"

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Bien në pragat e policisë 3 shtetas,  dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Si rezultat i  kontrollit të pa ndërprerë të territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor "Stojani", si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit :

M. Gj., 32 vjeç, D. L., 33 vjeç, J. D., 32 vjeç, të tre banues në Krujë, Durrës.

U procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi  N. S., 16 vjeç, si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. M, 26 vjeç, banues në Krujë.

Shtetasit e lartëpërmendur janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët kishin  mbjellur disa bimë narkotike të dyshuara canabis sativa.

Ndërsa shtetasi E. M (i shpallur në kërkim), sapo ka parë shërbimet e policisë duke përfituar dhe nga terreni ka arrit të largohet. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Stojan Njësia Administarive Ulëz, u gjet dhe u sekuestrua rreth 10 kg material bimor e dyshuar canabis sativa.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip "BMË",që e përdornin autorët, një peshore elektronike dhe disa materiale të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat,  për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike", "Prodhim dhe shitja e narkotikëve"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010053873062134
array(1) { ["section"]=> string(102) "kultivonin-lende-narkotike-ne-mat-arrestohen-3-persona-dhe-shpallet-ne-kerkim-nje-tjeter-detaje-217100" }