Policia e Fierit sekuestroi 64 fidane bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva.
Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në lagjen "Kryengritja e Fierit", bimët u gjetën në banesën e shtetasit Ermal Hasani në lagjen "Kryengritja e Fierit.
Po ashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirëedhe për bashkëshorten e tij, shtetasen E.H, 36 vjeçe.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike" .