“KUMBARËT E ARTIT”, deputeti i PD revoltohet keq: Shoqja me këto ndryshime tani vendos për çdo gjë

Publikuar tek: politike, më 13:31 09-02-2018 “KUMBARËT E ARTIT”, deputeti i PD revoltohet keq: Shoqja me këto ndryshime tani vendos për çdo gjë

Deputeti i PD Luçiano Boçi, reagon në Facebook pas revoltës e qendrimeve të forta të artistëve lidhur me ndryshimet për artin, të propozuara së fundmi pa konsultim publik nga ministria e Kulturës.

Boçi thotë se “shoqja Kumbarë”, referuar kështu ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, me këto ndryshime, tani vendos për çdo gjë. “Cirkun ja kalon Tërmetit e çelësat e kashtës ja lë Dovletit. 
Urdhëron për cdo gjë.  Emëron e çemëron kë të dojë. Vulos çfarë t’i shkrepet. Jep para për këdo, sigurisht pasi ka fryrë xhepin e vet”, shkruan i revoltuar deputeti i PD.

REAGIMI I PLOTË:

KUMBARËT E ARTIT

Kumbaro Ministre është, jo thjesht dora e zgjatur e Kumbarit Ramë, por dhe alteregoja e tij. 
Së bashku po kalojnë në gijotinën e kurbanllëkut artin shqiptar, për të realizuar jo vetëm kullëzimin e teatrit si sendërtim të ëndrrës së kahershme të betonizuesit të Tiranës, por dhe kallkanizimin e cdo lirie artistike dhe vlerësimi artistik.
Lëvizja kaotike e trupave teatrore dhe vendosja e tyre në “Turbina” pa lidhje, sikurse mjerimi i kushtëzuar ekonomik që këta dy “parvenu” i imponojnë kolosëve të aktrimit shqiptar, është revoltuese dhe me të drejtë ka ngjallur reagimet e forta të komunitetit të artistëve.
Ndërsa ndryshimet e ligjit për artin, të propozuara së fundmi pa asnjë konsultim publik, e mveshin ministren me kompetenca tamam prej kumbareje. 
Institucionet dikur me një autonomi relative si QKK, Arkivit Qendror i Artit apo Biblioteka Kombëtare, do t’i nënshtrohen “buzëqeshjes së zgërdhirë” të alteregos së kumbarit të ndritur.
Jo vetëm kaq, shoqja Kumbarë me këto ndryshime tani vendos për cdo gjë. 
Cirkun ja kalon Tërmetit e çelësat e kashtës ja lë Dovletit. 
Urdhëron për cdo gjë. 
Emëron e çemëron kë të dojë.
Vulos çfarë t’i shkrepet.
Jep para për këdo, sigurisht pasi ka fryrë xhepin e vet.
Madje, siç pëshpërisin artistët, dhe Desdemonën do ta luajë vetë, mgjs Jagon e qan.
Ndërsa për Otello ka zgjedhur Ramën, mgjs e di që ky është adapt për Ledi Makbeth.
Arti dhe kultura tashmë do të varen plotësisht nga niveli i humorit të shtirur i Kumbarëve të kurbanëve.
“Është plagë e kohës - do të revoltohej Shekspiri - kur të çmendurit drejtojnë të verbërit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010735988616943
array(1) { ["section"]=> string(101) "kumbaret-e-artit-deputeti-i-pd-revoltohet-keq-shoqja-me-keto-ndryshime-tani-vendos-per-cdo-gje-109710" }