Ministrja në ikje e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka hedhur firmën e fundit para se të lerë këtë post.
Kumbaro shkruan se është krenare për këtë vendim, pasi do të krijohet Qendra Kombëtar e Leximit të Librit.
“Faleminderit Skuadrës së Kulturës që e krijoi dhe Qeverisë dhe Kryeministrit Rama, që e miratoi sot. Faleminderit të gjithë miqve që mbështesin Lëvizjen Kombëtare për Lexim”, shton ndër të tjera Kumbaro.
Postimi i plotë:
Krenare qe sot hedh firmen e fundit si Minister i Kultures ne kurorezimin e nje pune 2-vjeçare:
Krijohet Qendra Kombetare per Librin e Leximin
Shqiperia, njesoj si Franca, Italia dhe jo vetem, do te kete nje institucion te dedikuar per politikat e programet e Librit, Leximit, Krijimtarise, Edukimit permes Emancipimit te Mendjes!
Faleminderit Skuadres se Kultures qe e krijoi dhe Qeverise dhe Kryeministrit Rama, qe e miratoi sot
Faleminderit te gjithe miqve qe mbeshtesin Levizjen Kombetare per Lexim
Ta gezojme.