Kumbaro: Korçës s’i rrezikohet, as Shtëpia e as Flamuri

Publikuar tek: aktualitet, më 12:09 10-02-2015 Kumbaro: Korçës s’i rrezikohet, as Shtëpia e as Flamuri Ministrja Kumbaro në Korçë

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është tani paradite (e martë) në qytetin e Korçës në takimin “Restaurimi dhe rijetëzimi i Pazarit të Korcës”. Në takimin që po mbahet në Muzeun Kombëtar të qytetit, Ministrja Mirela Kumbaro iu rikthye edhe çështjes së shtëpisë së Flamurit të Korçës.

“S’ka njëri që t'i rrezikojë Korçës, as Shtëpinë e Flamurit dhe as flamurin vetë” deklaroi ministrja e Kulturës lidhur me shembjet e shtëpisë së Flamurit në Korçë, e cila vitin e kaluar u shemb brenda natës. Akuzat u bënë se pronari kërkonte të ndërtonte pallat, por Shtëpia e Flamurit është monument kulture i kategorisë së parë.

Forumi për Trashëgimninë Kulturore, i kërkoi ministrisë dhe zv.kryeministrit Niko Peleshi shpronësimin e atij trualli dhe ndërtimin e shtëpisë edhe njëherë ashtu siç ishte nga vetë shteti. Por kjo gjë nuk është pranuar. Ministria ka rënë dakord me pronarët që ajo shtëpi të ringrihet nga pronarët dhe mund të ketë bashkëpunim me biznesin, ku katin e parë mund ta shfrytëzojnë vetë dhe pjesa tjetër të jetë muze.

E rëndësishme është se në vitin 2016 bëhen 100 vjet nga shpallja e Korçës "Republikë" dhe shpëtimi i Shqipërisë nga ndarja, dhe nuk dihet nëse deri atëherë do të arrihet ky synim.

Sa i përket rijetëzimit të pazarit të Korçës, ministrja Kumbaro tha se një grup ekspertësh po e ndjekin nga afër dhe se më në fund kjo zonë do të kthehet në identitet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka:Dyshime se Tahiri është i lidhur me krimin
Njoftimi i çuditshëm, avokati –azilkërkuesve: Stop të dhënave në facebook »
Article Logic
Execution time: 0.012676000595093
array(1) { ["section"]=> string(58) "kumbaro-korces-s-i-rrezikohet-as-shtepia-e-as-flamuri-2930" }