Kumbaro tha se s’ka ende vendim për Teatrin Kombëtar, arkitekti danez e nxjerr bllof: Kam fituar, ja projekti

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 29-03-2018 Kumbaro tha se s’ka ende vendim për Teatrin Kombëtar, arkitekti danez e nxjerr bllof: Kam fituar, ja projekti Mirela Kumbaro, arkitekti danez dhe projekti i TK

Ditën e djeshme ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në seancën dëgjimore për Teatrin Kombëtar mbajtur në Komisionin e Medias, deklaroi se nuk ka ende asnjë vendim por ndërkohë arkitekti danez i firmës BIG, Bjarke Ingels, ka bërë me dije për të gjithë ndjekësit në rrjetin social se më datë 14 mars është përzgjedhur si fitues i projektit të godinës.

Jo vetëm kaq, arkitekti danez falenderon edhe bashkëpunëtorët të cilët e kanë ndihmuar të finalizojë projektin me të cilin ka filluar punën që pranverën e vitit të shkuar.

Këtë paradoks e kanë vënë re edhe komentuesit të cilët e kanë pyetur arkitektin se si është përzgjedhur fitues, në një kohë që s’është zhvilluar asnjë konkurs për godinën e Teatrit Kombëtar. Megjithatë arkitekti ka “nxjerrë sheshit”, fotot e projektit dhe tashmë duket se çdo gjë është bërë fakt i kryer.

kompania.jpg

komp1.jpgkomp2.jpg

komp3.jpg

kkomp4.jpg

komp5.jpg

komp6.jpg

komp7.jpgkomp8.jpgkomp9.jpgkomp10.jpgkom11.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm në Francë, parandalohet akti terrorist
PROJEKT nga Bashkia e Tiranës për studentët: Fillo më një ide (APLIKANTËT- ÇFARË DUHET TË DORËZOJNË) »
Article Logic
Execution time: 0.010791063308716
array(1) { ["section"]=> string(113) "kumbaro-tha-se-s-ka-ende-vendim-per-teatrin-kombetar-arkitekti-danez-e-nxjerr-bllof-kam-fituar-ja-projekti-114918" }