Kunati dhe vjehrri rrahin për spital nusen, ofendoi vjehrrën

Publikuar tek: aktualitet, më 08:46 28-01-2015 Kunati dhe vjehrri rrahin për spital nusen, ofendoi vjehrrën

Një konflikt midis nuses dhe vjehrrës ka degjeneruar në dhunë fizike, ku ka mbetur e lënduar e reja 21-vjeçare S.Koçi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rremas në rrethin e Lushnjës.

Mësohet se nusja ka pasur konflikte të vazhdueshme me vjehrrën e saj, që shpesh herë degradonin në ofendime të rënda mes tyre. Konflikti ka nisur pasi vjehrra po kritikonte nusen e djalit të saj për sjelljen e pahijshme ndaj njerëzve të burrit dhe nusja S.Koçi i është përgjigjur ashpër dhe duke e ofenduar rëndë. Në këtë moment në konflikt hyn vjehrri Sadik Koçi, i cili në inat e sipër ka ofenduar dhe ka goditur nusen  e djalit të tij por pas ndërhyrjes dhe dhunës së vjehrrit nusja është rebeluar akoma më shumë duke i’u përgjigjur dhe vjehrrit të saj.

Sipas policisë, në konflikt e sipër ka ndërhyrë edhe djali tjetër i familjes, Fitim Koçi 30 vjeç, kunati i nuses. Fitim Koçi e ka rrahur nusen e vëllait të tij për arsyen se kishte ofendur prindërit e tij.

Dhuna e ushtruar ndaj 21-vjeçares e ka detyruar familjen Koçi që ta dërgojë nusen në spitalin e Lushnjës. Kanë qenë pikërisht mjekët e këtij spitali të cilët kanë sinjalizuar policinë për rastin e dhunës në familje. Policia gjatë hetimeve ka marrë në pyetje 21-vjeçaren S.Koçi,  e cila mësohet se ka denoncuar kunatin dhe vjehrrin e saj me akuzën e ushtrimit të dhunës. Gjykata e Lushnjës pritet që të jap masën e sigurisë për dy të akuzuarit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeprokurori Llalla, takim me prokurorin e Antimafias italiane
Lavdrim Muhaxheri gjallë për herë të tretë »
Article Logic
Execution time: 0.015305995941162
array(1) { ["section"]=> string(64) "kunati-dhe-vjehrri-rrahin-per-spital-nusen-ofendoi-vjehrren-1673" }