Pasditen e 2 janarit, Ballshi u trondit nga një vrasje e dyfishtë, ku Gazmend Musta qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten Gentiana Çaushaj dhe motrën e gruas Merisa Çaushaj.
Vëllai i dy viktimave Gjyshmir Çaushaj ka depozituar një kërkesë në gjykatë, për të marrë kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të Gentianës.
Çaushaj e ka bërë këtë kërkesë pasi shprehet se autori i vrasjes, njëkohësisht edhe babai i dy fëmijëve nuk mund të ushtojë kujdestarinë.
Dy fëmijët aktualisht ndodhen në fshatin SOS për të marrë një trajtim më të specializuar, pasi kaluan një traumë për shak se Musta vrau bashkëshorten dhe kunatën në sy të tyre.