Kundër masave anti-covid, protesta të dhunshme në Napoli, qytetarët përplasen me policinë

Publikuar tek: bota, më 14:02 24-10-2020 Kundër masave anti-covid, protesta të dhunshme në Napoli, qytetarët përplasen me policinë

Me mijëra qytetarë janë ngritur në protest në qytetin e Napolit dhe rajonet përreth pas shtetrrethim që u vendos në disa qytete.

Policia e Napolit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues. Mediat e huaja bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, ndërsa dy policë kanë mbetur të plagosur lehtë pas përplasjes me protestuesit.

Protestuesit marshuan para selisë së qeverisë rajonale, duke brohoritur dhe duke vendosur zjarr në koshat e plehrave.

Ata mbanin pankarta të shumta në dorë ku shkruanin ‘liri’, ‘nëse mbyllesh, paguan’.

Kujtojmë që mbyllja është bërë për shkak të infeksionet të larta që ka shënuar Italia ditët e fundit.

55382105_303.jpgScreenshot_9.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Macron bën parashikimin e frikshëm: Virusi do të qëndrojë të paktën deri në verën e ardhshme
»
Article Logic
Execution time: 0.012305021286011
array(1) { ["section"]=> string(94) "kunder-masave-anti-covid-protesta-te-dhunshme-ne-napoli-qytetaret-perplasen-me-policine-224996" }