Kundërshtimi nga Franca, Cakaj: Rezervat e Macron ishin për zgjerimin e BE, jo për Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:02 19-10-2019 Kundërshtimi nga Franca, Cakaj: Rezervat e Macron ishin për zgjerimin e BE, jo për Shqipërinë Ministri i Jashtem ne detyre, Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në detyrë, Gent Cakaj, ka deklaruar se vetoja e Francës dhe kundërshtimi i Hollandës dhe Danimarkës që Shqipërisë mos t'i hapeshin negociatat, nuk lidhen me vendin tonë, por me rezervat e tyre për zgjerimin e BE.

Një një intervistë për RTV Ora, ministri i Jashtëm Cakaj ka deklaruar se kundërshtitë e Francës,  Holandës dhe Danimarkës nuk kanë të bëjnë me performancën që kanë paraqitur Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, por kanë të bëjnë me qëndrimin e tyre për moszgjerimin momental të unionit europian.

'Qëndrimi i kancelares Merkel që ka më shumë për tu bërë, nuk do të thotë se nuk duhet të hapen negociatat, por në fakt është pasqyrim i drejtpërdrejtë i qëndrimit të saj se ky proces duhet të kushtëzohet në mënyrë që rezultatet të jenë më përmbajtësore.

Nuk është çështje mosbindje e tre vendeve. Këtë po e them fare hapur, e para sepse të tre vendet edhe në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme edhe në Këshillin Evropian hezitimin kryesor nuk e kanë pasur në raport me Shqipërinë. Rezerva ka qenë më tepër e lidhur me procesin e zgjerimit, sesa me performancën e vendeve përkatëse.

Shumë prej vendeve që në pamundësi për të ristrukturuar procesin e zgjerimit, kërkojnë alibi shtesë për të penguar një vendimmarrje për zgjerimin. Në disa deklarime publike, ky ka qenë rasti, por në takimet zyrtare brenda dilema kryesore ka qenë nëse duhet të vazhdojë negocimi mbi parimet e metodologjisë aktuale dhe e dyta nëse është e drejtë që BE të angazhohet për zgjerim pa e përmbyllur procesin e reformës së saj të brendshme', ka thënë ministri Cakaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075550079345703
array(1) { ["section"]=> string(97) "kundershtimi-nga-franca-cakaj-rezervat-e-macron-ishin-per-zgjerimin-e-be-jo-per-shqiperine-182730" }