Kundërshtoi policin dhe e aksidentoi me makinën ‘Audi’, arrestohet i ‘forti’ i Fushë-Krujës (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:00 01-10-2020 Kundërshtoi policin dhe e aksidentoi me makinën ‘Audi’, arrestohet i ‘forti’ i Fushë-Krujës (EMRI) Ilustruese

Arrestohet Klevis Balloku, 32 vjeç nga Fushë-Kruja i cili pasi kundërshtoi efektivin e policisë e aksidentoi me makinën e tij tip ‘Audi’ dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 01.10.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të Planit të Masave, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë i kanë shenjë një mjeti tip “Audi” për të ndaluar, por drejtuesi është larguar me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë Rrugore, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fushë Krujë

Nuk i bind urdhrit për të ndaluar, aksidentoi punonjësin e Policisë dhe u largua nga vendngjarja, kapet në kohë rekord autori i dyshuar.

32-vjeçari që drejtonte mjetin, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe heqjen e paligjshme të lirisë.

Më datë 01.10.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të Planit të Masave, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë i kanë shenjë një mjeti tip “Audi” për të ndaluar, por drejtuesi është larguar me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë Rrugore, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe e kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. B., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në vitin 2012, për veprat penale "Armëmbajtje pa leje" dhe "Heqja paligjshme e lirisë".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012367963790894
array(1) { ["section"]=> string(98) "kundershtoi-policin-dhe-e-aksidentoi-me-makinen-audi-arrestohet-i-forti-i-fushe-krujes-emri-222321" }