Kundërshton dhe përplas me BMW efektivin e policisë, 'Shqiponjat' i vihen pas dhe arrestojnë 27-vjeçarin 'rebel'

Publikuar tek: aktualitet, më 14:12 01-10-2020 Kundërshton dhe përplas me BMW efektivin e policisë, 'Shqiponjat' i vihen pas dhe arrestojnë 27-vjeçarin 'rebel'

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Ish-Fusha e Aviacionit", pas asaj që ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të Planit të Masave, ku 32-vjeçari Klevis Balloku nga Fushë-Kruja i cili pasi kundërshtoi efektivin e policisë e aksidentoi me makinën e tij tip ‘Audi’ dhe u largua nga vendi i ngjarjes..

Forcat "Shqiponja" kishin ngritur postbllok në këtë zonë, dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë një 27-vjeçari i cili po drejtonte një mjet tip BMW.

Ai kundërshtoi policin dhe e përplasi atë me makinë, e me shpejtësi u largua. Mirëpo aventura e tij e "çmendur" ka zgjatur vetëm pak pasi "Shqiponjat" i janë vënë pas dhe e kanë arrestuar.

A.G., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., për veprat penale “Mosbindje e punonjësit të policisë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë me dhunë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë, e goditi atë me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi dhe më pas u largua, por u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje nga forca e posaçme "Shqiponjat".

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave” dhe “Shigjetave", në vendin e quajtur “Ish-Fusha e Aviacionit” i është bërë shenjë ndalimi mjetit tip “BMW”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke goditur me mjet punonjësin e Policisë, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas disa minuta ndjekjeje, “Shqiponjat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., për veprat penale “Mosbindje e punonjësit të policisë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë me dhunë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe: Kush është Klevis Balloku, ‘i forti i Fushë-Krujës' që përplasi sot me ‘AUDI’ punonjësin e policisë, si mori peng familjen e vet në vitin 2014

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012566089630127
array(1) { ["section"]=> string(114) "kundershton-dhe-perplas-me-bmw-efektivin-e-policise-shqiponjat-i-vihen-pas-dhe-arrestojne-27-vjecarin-rebel-222337" }