Tre persona ranë në prangat e policisë së Fierit, pasi kundërshtuan me dhunë efektivët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë Alban Sufka, 40 vjeç, Romeo Plaka, 35 vjeç dhe Olsion Plaka, 27 vjeç, të tre banues në fshatin Vidhisht, Roskovec.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “1 Maj” Fier në vendin e quajtur "Kthesa e Plykut" kanë kundështuar me forcë dhe dhunë punonjësit e policisë të patrullës së pëgjithshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.