Kundërshtuan policinë kosovare në Morinë, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Publikuar tek: rajon, më 15:10 02-06-2020 Kundërshtuan policinë kosovare në Morinë, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Autoritetet kosovare e ndalojnë hyrjen e qytetarëve pa vërtetimin se nuk kanë koronavirus. Kësisoj situata në pikën kufitare të Morinës është acaruar pasi janë pritje të gjata dhe kthime mbrapsht të qytetarëve.

Sakaq dy të rinj, rreth 25 vjeç, me shtetësi shqiptare janë shoqëruar nga policia kufitare e Prizrenit në dhomat e paraburgimit.  

Me urdhër ndalimi të Prokurorit të Prizrenit ata do të qëndrojnë 48 orë në paraburgim për të dalë para gjykatës me akuzën e kundërshtimit më forcë të policisë.

Dy të rinjtë kishin debatuar me policinë kufitare të Kosovës në lidhje me kërkesat dhe sqarimet për ndalimin ne kufi, por policia e Kosovës ka bërë menjëherë shoqërimin e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090169906616211
array(1) { ["section"]=> string(81) "kundershtuan-policine-kosovare-ne-morine-arrestohen-dy-te-rinjte-shqiptare-208792" }