Kupa e Botës: Parandalohet trafikimi i disa fëmijëve në Rusi

Publikuar tek: bota, më 05:47 12-06-2018 Kupa e Botës: Parandalohet trafikimi i disa fëmijëve në Rusi

Autoritetet e Nigerisë thanë se kanë shpëtuar nëntë vajza dhe një djalë që po trafikoheshin në Rusi.

 

Pesë të dyshuar, përfshirë një polic dhe një oficer të karantinës, u arrestuan nën dyshimet se kanë lehtësuar udhëtimin e tyre.

Viktimat janë gjetur pak para se të hynin në bordin e një aeroplani nga Lagosi për në Moskë.

Ata kanë pasur karta si mbështetës të futbollit, në mënyrë që të dukeshin si tifozë që shkojnë në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi.

Fëmijët, të cilët ishin të pashoqëruar, tani janë në një strehë për viktimat e trafikimit, që drejtohet nga Agjencia Kombëtare për Ndalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Shumë viktima të trafikimit nga Afrika në Evropë, vijnë nga Nigeria, shkruan Rel, transmeton newsbomb.al.

Sipas Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Migracionin, shumica e viktimave potenciale të trafikimit seksual që arrijnë në Itali përmes detit, janë nigerianë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013221025466919
array(1) { ["section"]=> string(66) "kupa-e-botes-parandalohet-trafikimi-i-disa-femijeve-ne-rusi-124041" }