“Kupa është mbushur”, deputeti publikon e-mailin e Kumbaros: Refuzon për të disatën herë ardhjen në Komisionin për Teatrin

Publikuar tek: politike, më 12:54 11-05-2018 “Kupa është mbushur”, deputeti publikon e-mailin e Kumbaros: Refuzon për të disatën herë ardhjen në Komisionin për Teatrin Nga takimi i Mirela Kumbaros dhe artistëve të Teatrit Kombëtar

Duket se lufta për shembjen e Teatrit Kombëtar nuk do të ketë kurrë fund, e ndërsa këtë temë e ka risjellë edhe njëherë në vëmendje deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Boçi ka publikuar e-mailin që ka marrë nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ku njoftohet se kjo e fundit nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e rradhës së Komisionit të Edukimit për Teatrin.

Deputeti demokrat ka shkruar se ministrja i trembet ballafaqimit me opozitën, ndërsa ka theksuar se kupa është mbushur tashmë.

POSTIMI I PLOTË:

Ministrja e Kulturës refuzon për të disatën herë ardhjen në Komisionin e Edukimit për Teatrin.
Kumbaro që harton çarçafë panegjerizmi për veten dhe Ramën,
I trembet ballafaqimit me opozitën dhe artistët që do vinin në datën e caktuar.
Panik?
Arrogancë?
Paaftësi?
Të tria bashkë...
Kupa është mbushur!

32257867_2076901902553652_92687004860416000_n.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027070999145508
array(1) { ["section"]=> string(125) "kupa-eshte-mbushur-deputeti-publikon-e-mailin-e-kumbaros-refuzon-per-te-disaten-here-ardhjen-ne-komisionin-per-teatrin-120378" }