Janë riemëruar në poste të tjera të rëndësishme të gjithë ish drejtorët e Policisë së Elbasanit, të shkarkuar nga Haki Çako në tetor të 2017-ës për mosveprim dhe performancë të ulët pas ngjarjeve kriminale që tronditën këtë qytet.
Përkatësisht Gjergj Oshafi që mbante postin e Zëvendës Drejtorit i Policisë Elbasan është emëruar Specialist në Sektorin e Narkotikëve në Tiranë.
Zija Sula ish shef i Komisariatit në Elbasan është emëruar shef i Komisariatit në Dibër.
Kujtim Muça, mbante postin e shefit të Rendit në Elbasan, është emëruar shef i Drejtorisë së Kufirit në Dibër.
Arben Dashi, ish drejtor i Policisë në Elbasan, transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe emërohet drejtor i Analizës dheInformacionit Kriminal.