Kuqezinjtë të papërmbajtshëm në Elbasan Arena, fitojnë bindshëm ndaj Islandës, Kosova me kokën lart ndaj Anglisë

Publikuar tek: sport, më 22:42 10-09-2019 Kuqezinjtë të papërmbajtshëm në Elbasan Arena, fitojnë bindshëm ndaj Islandës, Kosova me kokën lart ndaj Anglisë Lojtaret e kombetares

Kombëtarja po kryeson bindshëm ndaj ekipit islandez në Elbasan Arena, sidomos pas shpërthimeve të Odise Roshit i cili shënoi golin e tretë dhe të Sokol Çikalleshit i cili me një gjuajtje potente në zonë blindoi fitoren e Shqipërisë.

Kështu ekipi kombëtar fitoi bindshëm ndaj islandezëve me rezultatin 4-2 duke u renditur për momentin në vendin e katërt në grupin H të eliminatoreve për EURO 2020. 

Nga ana tjetër edhe përfaqësuesja e Kosovës ka bërë një lojë tepër dinjitoze në Southampton kundër Anglisë, edhe pse humbi me rezultatin 5-3.

Dardanët shënuan që në minutën e parë por anglezët reaguan me shpejtësi edhe pas shpërqëndrimit të mbrojtësve kosovarë. Gjatë pjesës së dytë  Valon Berisha dhe Vedat Muriqi nga pika e bardhë e penalltisë ngushtuan diferencën duke e përfunduar ndeshjen  me rezultatin 5-3, por me kokën lart. 

bare.jpg

albania.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072438716888428
array(1) { ["section"]=> string(117) "kuqezinjte-te-papermbajtshem-ne-elbasan-arena-fitojne-bindshem-ndaj-islandes-kosova-me-koken-lart-ndaj-anglise-178008" }