‘Kur bien Institucionet, ngrihet Populli’, Meta tregon çfarë ndodh në 2 Mars: Do firmos dekretin! Rama të vijë në Shesh

Publikuar tek: politike, më 22:54 27-02-2020 ‘Kur bien Institucionet, ngrihet Populli’, Meta tregon çfarë ndodh në 2 Mars: Do firmos dekretin! Rama të vijë në Shesh Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta shprehet se kur bien Institucionet e Republikës, ngrihet populli, sovranitetin e të cilit sipas tij e garanton Presidenti.

‘Këta duan që Dovroanin dhe atë që u betua te Lana t’i fusin nga oxhaku, jo nga dera. Nga oxhaku ti fusin në Kushtetuese.

Tani kur bien Institucionet ngrihet Populli. Ça thotë nëni 2 i Kushtetutës? ‘Sovraniteti i përket popullit’. Ça është Ilir Meta? Aktualisht është ushtrues i përkohshëm i sovranitetit të popullit. Ça është Edi Rama? Ushtrues i përkohshëm i sovranitetit të popullit’, u shpreh Meta në Opinion.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët për tubimin antiqeveritar të 2 marsit, Meta tha se atë ditë do të firmos në shesh ‘dekretin’, por pa specifikuar se çfarë do të përmbajë dekreti.

‘Atë ditë do firmos dekretin, por s’do ta mësoni sot. S’do ti mësoni të gjitha sot.

Presidenti i ka bërë të gjitha. Por ça të bëj më presidenti kur të gjithë institucionet komplotojnë kundër Republikës. Ata i morën Presidencës dhe emërimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave. Nuk i bëra thirrje popullit se ajo u përket akademikëve. Por Gjykata Kushtetuese i përket popullit. Nuk mund të merret Gjykata Kushtetuese me ligje antikushtetuese.

Në 2 mars do ndodhi manifestimi më i mrekullueshëm për liri dhe demokraci’, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë, Meta ftoi dhe Ramën që t’i bashkohet në Shesh në 2 mars, nëse ai s’ka urdhëruar sipas tij, Etilda Gjonajn të firmoste ato që Presidenti i quan akte komplotuese kundër Kushtetutës për të kapur Reformën në Drejtësi.

‘Edhe Edi Rama po se ka urdhëruar atë zonjën të firmoste. Se ai kështu thotë gjithmonë që unë s’bëra këtë, s’bëra atë. Nëse ai ska lidhje të vijë në Shesh, është i ftuar dhe ai’, shtoi Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068659782409668
array(1) { ["section"]=> string(120) "kur-bien-institucionet-ngrihet-populli-meta-tregon-cfare-ndodh-ne-2-mars-do-firmos-dekretin-rama-te-vije-ne-shesh-196706" }