Kur do marrë fund tmerri i temperaturave të ulëta, ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Publikuar tek: aktualitet, më 11:06 07-01-2017 Kur do marrë fund tmerri i temperaturave të ulëta, ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Renia e temperaturave nën 0 gradë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme. Sot temperaturat kanë pësuar sërish rënie krahasuar me dje dhe ngricat do të jenë prezente deri në fundjavë, ndërsa ditën e hënë pritet një rritje e lehtë e temperaturave.

“Sot ka patur një rënie e ndjeshme temperaturash edhe në krahasim me dje. Edhe nesër do të jetë e njëjta situatë. I gjithë territori në vlera negative. Maksimalja është 1 apo 2 gradë. Sot do të jetë një ditë e ftohtë por pa reshje. Nga e hëna do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave që do të vijojë edhe në ditët e tjera të javës së ardhshme. Dita e hënë do të ketë rritje me 2­3 gradë por që nuk është ndjeshme në zonat malore. Diçka më e ndjeshme do të jetë rritja në Ultësirën Perëndimore.

Nuk priten reshje por temperaturat do ngelen të ulëta. Nga e marta deri në fundjavë pritet që temperaturat të jenë të ulëta por tipike të dimrit. Ngricat do mbeten prezente për ditë me radhë. Temperaturat në kryeqytet, ­6 parashikohet për Tiranën, ­16 në zonat malore”, tha sinoptikania Lajda  Porja për News 24.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapen me 22 kile kanabis brenda "Benzit", arrestohen tre të rinj në Lezhë (EMRAT)
Akuj dhe dëborë në rrugë, kjo është situata aktuale në disa prej qarqeve »
Article Logic
Execution time: 0.01226282119751
array(1) { ["section"]=> string(105) "kur-do-marre-fund-tmerri-i-temperaturave-te-uleta-ky-eshte-parashikimi-i-motit-per-ditet-ne-vazhdim-64838" }