Kur do të mbarojë ky makth? Përgjigjet zv.ministrja Rakacolli: Ekspertët dhe epidemiologët kanë bërë disa modele...

Publikuar tek: aktualitet, më 23:14 31-03-2020 Kur do të mbarojë ky makth? Përgjigjet zv.ministrja Rakacolli: Ekspertët dhe epidemiologët kanë bërë disa modele... Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka thënë mbrëmjen e sotme thotë se askush nuk e di saktë se kur do të përfundojë makthi koronavirus, por saqroi se fatmirësisht se kurba e infektimeve në vendin tonë nuk ka marrë pamjen që mori në Itali, ku pati një rritje të menjëhershme.

“Ekspertët tanë epidemiologë kanë bërë dhe ata modelet e tyre, na mësojnë që kurba jonë e përhapjes së rasteve është një kurb që fatmirësisht nuk ka marrë pamjen që mori në Itali e vende të tjera. Kjo për shkak të masave që u morën që herët”, tha Rakacolli në emisionin Real Story.

Më tej, Rakacolli tha se distancimi sociali është shumë vendimtar pasi të infektuari duke mos respektuar rregullat infektojnë njëri tjetrin.

“Rastet janë të importuara nga jashtë. Rastet që janë tani, janë ato të transmetimit komunitar, pra raste që i transmetojmë ne vetë te njëri-tjetri, ndaj është shumë i rëndësishëm distancimi social, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar atë. Unë kam një frikë me njerëzit që po vijnë nga jashtë. Ata duhet patjetër të respektojnë masat e vetëkarantinimit”, përmbylli zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01010799407959
array(1) { ["section"]=> string(117) "kur-do-te-mbaroje-ky-makth-pergjigjet-zv-ministrja-rakacolli-ekspertet-dhe-epidemiologet-kane-bere-disa-modele-200853" }