Sinoptikania Tanja Porja ka pohuar se mesditën e së mërkurës, temperaturat në Shqipëri do të rriten.
Sipas saj ky i ftohtë me temperatura deri në -60gradë vjen nga zonat polare drejt Evropës juglindore e me pas deri poshtë në Ballkan. “Ajri i ftohtë polar ka ardhur direkt, drejtpërdrejtë nga zonat polare drejt Ballkanit. Këto masa ajrore kanë ardhur për tre, katër ditë drejtë vendit tonë.
Në Shqipëri do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave të mërkurën, por rritja që do të ndihet ndjeshëm do të jetë të premte dhe të shtunë. Kryesisht veriu dhe verilindja do të mbeten me 7grade”, u shpreh Porja, e ftuar në emisionin e Fevizut në Opinion.