Kur Gaz Oketa i FRD lë punët e partisë, për të bërë fotografin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:43 15-03-2015 Kur Gaz Oketa i FRD lë punët e partisë, për të bërë fotografin Gaz Oketa duke bere nje foto per te rinjte e FRD

Numri dy i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, është gjithmonë shumë i sjellshëm me të gjithë. Nuk refuzon asnjë dhe asgjë. Dhe ja ku e shohim në këtë foto, kur Oketa, e ka lënë punën si funksionar partie, dhe bën rolin e fotografit për të rinjtë e Frymës së Re Demokratike. 

Patjetër që kërkesa i ka ardhur nga të rinjtë që e kanë pritur shumë këtë moment, duke e shkëputur Gazin, nga punët e tij të përditshme. FRD është përfshirë javët e fundit në një aktivitet të zgjeruar nëpër rrethe, jo vetëm për riorganizimin e strukturave, por edhe për marrjen e mendimit të bazës për qëndrimin që duhet të mbahet për zgjedhjet vendore të qershorit 2015. FRD ende nuk ka vendosur nëse do të jetë e vetme në këtë garë, apo do të bashkohet me ndonjë forcë politike. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029457807540894
array(1) { ["section"]=> string(66) "kur-gaz-oketa-i-frd-le-punet-e-partise-per-te-bere-fotografin-5932" }