'Kur ishim në izolim duhej një strategji e mirë për hapjen', doktori i njohur: Situata është kritike, Covid-3 duhet të ishte hapur

Publikuar tek: aktualitet, më 18:44 04-07-2020 'Kur ishim në izolim duhej një strategji e mirë për hapjen', doktori i njohur: Situata është kritike, Covid-3 duhet të ishte hapur Arjan Mezini

Doktor Arjan Mezini, mjek në Sanatorium, ka deklaruar se situata nga koronavirusi vijon të mbetet shqetësuese.

Duke folur për gazetaren Nisida Tufa, Mezini tha se në kohën që njerëzit ishin në izolim, duhet të kishte një strategji të qartë sesi do të bëhej hapja, por kjo nuk u duk gjëkundi.

“Unë do e quaja situatën shqetësuese dhe si qytetar të përdorim maskën, sidomos në ambjente të mbyllura dhe të mbajmë të gjitha kushtet e higjenës. Ajo periudhë 3-mujore duhej të shfrytëzohej që cdo njeri të mund të dinte se cfarë do të bënte me hapjen. Situata është shqetësuse, dhe unë e shoh për shkak të mungesës së një strategjie të qartë.

Situata ka agravuar më tepër. Komplikacioni kryesor është pneumonia. Për cdo pacient duhet bërë diagnozë e plotë. Ka shumë pacientë që kanë pneunomi dhe nuk rrinë në spital, por ikin në shtëpi. Ata duhet të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve. Covid-3 duhet të ishte i hapur. Të sëmurët në moshë të re duhet që të kenë kujdes se mos e përhapin tek të afërmit që janë të moshuar, sidomos kur rrinë pranë prindërve ose gjyshërve. Ka pasur edhe nëna shtatëzënë që kanë ardhur tek Spitali Infektiv, tha Mezini. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010246992111206
array(1) { ["section"]=> string(132) "kur-ishim-ne-izolim-duhej-nje-strategji-e-mire-per-hapjen-doktori-i-njohur-situata-eshte-kritike-covid-3-duhet-te-ishte-hapur-212833" }