Kur kalon lumin dhe thua të dh*efsha kalin!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:33 12-06-2019 Kur kalon lumin dhe thua të dh*efsha kalin!

Shkruan Denis Dyrnjaja:

 

Vetëm 30 vite më parë shqiptarët ishin pa liri fjale, të paushqyer e të paparë. E shihnin botën e qytetëruar dhe të zhvilluar nga vrima e çelësit të Shqipërisë së mbyllur dhe nën skamje shpallnin veten fanar ndriçues që sfidonte çdo kënd dhe sfidonin e anatemonin imperialistë dhe revizionistë të të gjitha ngjyrave. Kush ka memorje të mirë kujton një mbledhje të ish-Komitetit Qëndror nën drejtimin e Sekretarit të Parë Shokut Ramiz Alia ku bëhej copë KSBE, një instruction ndërkombëtar që merrej me të drejtat e njeriut që në Shqipëri nuk ekzistonin.

 Dhe ftesa për t'u përfshirë në KSBE mori një "purtekë" fashikullese nga byroistët injoranto/arrogantë të kohës që borgjezonin në krye të socializmit të dështuar shqiptar. Pas ndryshimeve të viteve '90 ne u njohëm me atë çfarë ishim, çfarë përfaqësonim e çfarë donim e kërkonim. Ishim të rrënuar ekonomikisht, politikisht dhe psikologjikisht dhe i shtrimë dorën e lëmoshë Europës dhe Amerikës për të na mbajtur frymën gjallë se ishim ku thërret qameti, si ai që po mbytet në lumë. Europa dhe Amerika na e dhanë dorën e para ekonomikisht dhe e dyta politikisht dhe nisëm t'i shpëtojmë lumit që na kish marrë e po dilnim në breg. Pas mundimesh e ndihme të pandalur ja dolëm të dalim në breg. Shpejt kush ishim e harruam. Etja për para korrupsioni dhe përfitimi i shpejtë dhe abuziv i dogjën etapat që Europës dhe Botës së qytetëruar iu ishin dashur 3 shekuj me radhë t'i arrinin përmes procesesh zhvillimore, kulturore, qytetare dhe politike.

Për kaq pak kohë kemi arritur në pikë sa të mos na plasë b***tha çfarë rekomandojnë e sugjerojnë ata që na dhanë bukë, na dhanë dorën, na bënë të kalojmë lumin dhe t'iu themi tani që kaluam hallin ju dhjefsha kalin. Dhe kjo ndodh kur ne sërish kërkojmë të shkojmë te ata, të bashkërrugetojmë me ta dhe të ndjehemi si ata. Pyetja është po mos ishin bërë milionerë këta delenxhi e birinxhi politikanësh do hapeshin b***thësh për t'i bërë karshillëk Europës dhe Amerikës?! Apo do vazhdonin të ngërdhesheshin si servilë të përmotshëm nën moton bazike shqiptare të dhjerë por krenarë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022557973861694
array(1) { ["section"]=> string(49) "kur-kalon-lumin-dhe-thua-te-dh-efsha-kalin-167932" }