'Kur luftuam në Beograd na bënit jehonë', Lila për Cakajn: Na hoqi pasaportat diplomatike pa motiv

Publikuar tek: sport, më 12:09 10-09-2019 'Kur luftuam në Beograd na bënit jehonë', Lila për Cakajn: Na hoqi pasaportat diplomatike pa motiv

Futbollisti i Kombëtares shqiptare Andi Lila nuk e ka pritur mirë heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët.

Ky vendim u mor nga ministri i Jashtëm Gent Cakaj pak kohë më parë. Ndërkohë, futbollistët e kombëtares u pajisën me pasaporta diplomatike kur shkuan në Europian.

Dhe vendimi i Cakajt më pas i çdekoroi. Sakaq, Lila shprehet se për këtë akt, ministri nuk u ka dhënë as edhe një motivacion.

“Kur shkuam në Europian 2016, të gjithë e kishin vëmendjen te ne, por më pas, kjo iku si me sustë. Dua të them dhe diçka. Në atë kohë, kryeministri Rama na dekoroi me pasaporta diplomatike, duke na treguar si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Botë. Ministri i ri që vjen, që për koincidencë është edhe nga Kosova, na heq këto pasaporta diplomatike. Na dekoruan, dhe më pas na çdekuruan. Kur futbollistët shqiptarë luftonin në Beograd për flamurin shqiptar, dhe bënin jehonë, të gjithë na vinin nga mbrapa. Tani, ne duam një motivim, nuk na ka thënë asnjë fjalë”, tha Andi Lila në emisionin “Procesi Sportiv”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071690082550049
array(1) { ["section"]=> string(101) "kur-luftuam-ne-beograd-na-benit-jehone-lila-per-cakajn-na-hoqi-pasaportat-diplomatike-pa-motiv-177936" }