Kur marrëdhënia në çift prek fundin?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:11 15-02-2015 Kur marrëdhënia në çift prek fundin?

Jeni të shqetësuar për ecurinë e marrëdhënies tuaj? Nuk dini nëse është diçka kalimtare apo diçka e parikuperueshme? Bëni mirë ta kuptoni në kohë! Çdo çift ka momentet e veta të pakënaqësive,  të zënkave apo edhe mosmarrveshjeve që më pas e çojnë atë në krizë. Fazat e krizës mund të jenë të kapërcyeshme për një pjesë të mirë të çifteve por , krizës "finale" nuk i shpëton dot asnjë marrëdhënie. Ja disa nga shenjat që ju tregojnë se kur marrëdhënie juaj në çift ka prekur fundin...

1.Nuk ndihesh e lumtur kur je me të. Ndihesh e stresuar, e mërzitur. Ai të lodh qoftë dhe me prezencën e tij.

2. Ti mendon shpesh për një ish-tëndin që ke pasur më parë, duke menduar se ke qenë më mirë me atë dhe nuk ngurroni ta krahasoni me të për t'i gjetur sa më shumë të "meta" .

3.Ke brenda vetes një dëshirë për të ndryshuar në të gjitha drejtimet. Ke dëshirë të ikësh dhe të largohesh, të jetosh në një vend tjetër, të ndërrosh punë, të ndërrosh edhe partnerin.

4. E shikon atë ndryshe. Të mërzit çdo gjë e tij, edhe për gjënë më të vogël nisni zënkat. S'të pëlqen më sesi vishet dhe je gati të shpërthesh vetëm e vetëm se ai hap gojën në shenjë pagjumësie.

5. Ndihesh gjithnjë edhe më e distancuar prej tij, psikologjikisht dhe fizikisht.

Ke pak dëshirë të rrish me të, je si e shurdhër ndaj gjërave që të thotë. Përqafimet, përkëdheljet, puthjet bëhen gjithnjë edhe më të rralla.

 Dorë më dorë nuk rrini më shumë se një minutë, sepse justifikohesh se i ke duart e djersitura.

  

6. Aktiviteti seksual në këtë fazë është një skandal i vërtetë.

Diçka shumë e shpejtë dhe me dhimbje.

 

7. Marrëdhënia në krizë kthehet në një fiksim .

Ia përsërit çdo ditë vetes se marrdhënia juaj është në krizë.

 

8. Ti nis e pyet prindërit, kolegët, të njohurit: “A bën vallë ai për mua?”

 “Ç’mendoni për të?”.

Nëse ata të përforcojnë pasiguritë e tua mbi këtë marrëdhënie, ti bëhesh edhe më e vendosur.

 

9. U drejtohesh astrologëve, apo fallxhoreve për t'u bindur se duhet t'i japësh fund lidhjes.

Mendon se ato ç'ka ata të thonë, të japin siguri mbi vendimin që do të marrësh.

 10. Ti thua: “Nuk e dua më”.

A.M/ Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031045198440552
array(1) { ["section"]=> string(40) "kur-marredhenia-ne-cift-prek-fundin-3444" }