‘Kur mbërritëm në Britani s’kishim asgjë’, Rita Ora feston 30-vjetorin e lindjes, nëna e saj merr vëmendjen me urimin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:48 26-11-2020 ‘Kur mbërritëm në Britani s’kishim asgjë’, Rita Ora feston 30-vjetorin e lindjes, nëna e saj merr vëmendjen me urimin

Këngëtarja Rita Ora është një nga artistet më të mira, por edhe shumë e dashur për publikun.

Për këngëtaren sot është një ditë shumë e veçantë pasi feston 30-vjetorin. Rita ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe shumë persona të njohur, por ajo që mori vëmendjen ishte urimi i nënës së Ritës, Vera Ora.

Ajo me anë të një postimi në Instagram, Vera Ora shkroi se kur emigruan drejt Britanisë nuk kishin asgjë, por arritën t’ia dilnin mbanë dhe këngëtarja u kthye në një shembull për shumë vajza të reja.

“Mami nuk kishte asgjë kur mbërritëm në Britaninë e Madhe, nuk mund të flisja gjuhën dhe kisha vetëm familjen time. Kualifikime në mjekësi por jo punë. Pavarësisht çdo lloj vështirësie që jeta na përballi, ne ia dolëm dhe ti shkëlqeve. Ti u bërë shembull për shumë vajza të reja duke i treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet duke punuar shumë dhe me vendosmëri. Të dua shumë dhe të uroj gëzuar ditëlindjen, Rita Pita! Urime ditëlindjen Nana,” shkroi Vera në spostimin e saj.

vera-ora-rita-ora.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndikimi i çrregullimeve hormonale tek lëkura (Trajtimet dhe Parandalimi)
»
Article Logic
Execution time: 0.011656999588013
array(1) { ["section"]=> string(120) "kur-mberritem-ne-britani-s-kishim-asgje-rita-ora-feston-30-vjetorin-e-lindjes-nena-e-saj-merr-vemendjen-me-urimin-229205" }