“Kur motra hapi sytë ka pyet ku është mami dhe babi”, djali i viktimës rrëfen për aksidentin tragjik me katër viktima në Rrugën e Kombit

Publikuar tek: rajon, më 15:40 18-01-2021 “Kur motra hapi sytë ka pyet ku është mami dhe babi”, djali i viktimës rrëfen për aksidentin tragjik me katër viktima në Rrugën e Kombit

Katër anëtarëve të familjes Avdijaj iu dha dje lamtumira e fundit, pasi mbrëmjen e së enjtes makina e tyre u përfshi në një aksident tragjik me një kamion.

Nga aksidenti humbën jetën Blerim Avdijaj 50 vjeç, Anjeza Avdijaj 34 vjeç, Klejdi Koçi 10 vjeç dhe Medina Avdijaj 5 vjeç, ndërsa shpëtoi mrekullisht 2-vjeçarja Violeta.

Vajza u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa tani gjendja e saj është përmirësuar.

Mirsad Avdijaj djali i madh i Blëerim Avdijaj ka treguar se kur 2-vjeçarja ka hapur sytë ka kërkuar nënën dhe babain.

“Njerka e ka pas motrën e vogël 2-vjeçe, por çika ka shpëtu…Tani është më mirë edhe pse ka pas trauma. Ajo çu prej traumës, e ka një këmbë të thyer, edhe në fytyrë ka pësuar lëndime. Tani është më mirë, kur i ka çel sytë ka pyet ku është mami dhe babi…Pastaj ka rë në gjumë”, tha Mirsad Avijaj për Gazetën Express.

kjooo-1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një viktimë nga Covid në Kosovë, bie numri i të infektuarve
»
Article Logic
Execution time: 0.011205911636353
array(1) { ["section"]=> string(140) "kur-motra-hapi-syte-ka-pyet-ku-eshte-mami-dhe-babi-djali-i-viktimes-rrefen-per-aksidentin-tragjik-me-kater-viktima-ne-rrugen-e-kombit-235455" }