‘Kur na rripte lali Eri’, Veliaj i kthehet ashpër Kokëdhimës: Për oligarkë si ty shoku Koço...që shisni dëngla (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 20:02 26-02-2018 ‘Kur na rripte lali Eri’, Veliaj i kthehet ashpër Kokëdhimës: Për oligarkë si ty shoku Koço...që shisni dëngla (E PLOTË)

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është kthyer ashpër ish deputetit socialist Koço Kokëdhima, një nga biznesmenët më të pasur në Shqipëri, teksa ky i fundit e ka akuzuar për “rrjepje” përmes 10-fishimit të taksave.

“Kur na rripte Lali Eri. Në emisionin “Opinion”, kryetari i bashkisë së Tiranës krenohej se ka 10 fishuar taksat..”, shkruan Kokëdhima në rrjetet sociale.

Por kaq ka mjaftuar që Veliaj t’i kthejë përgjigje menjëherë duke e quajtur “oligark” dhe “gjitholog që shet dëngla”. Sipas Veliaj, Kokëdhima i ka marrë njëqind-fish Tiranës pa kthyer as edhe një pemë pas.

“I kam 10 fishuar taksat VETËM për oligarkqt si ty shoku Koço që i keni marrë këtij qyteti njëqind-fish e s’i keni dhënë mbrapsht asnjë pemë! Gjithologë që shisni dëngla “si të bëhesh milioner” por në kontribut jeni më të vobektë se të moshuarit zemerbardhë të azilit të pleqve!”, i përgjigjet Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012335062026978
array(1) { ["section"]=> string(119) "kur-na-rripte-lali-eri-veliaj-i-kthehet-ashper-kokedhimes-per-oligarke-si-ty-shoku-koco-qe-shisni-dengla-e-plote-111555" }