‘Kur ndodhi ngjarja isha në një dhomë hoteli’, Johannes Hahn kujton rënien e Murit të Berlinit dhe rrëfen si e mësoi lajmin e madh

Publikuar tek: bota, më 11:48 09-11-2019 ‘Kur ndodhi ngjarja isha në një dhomë hoteli’, Johannes Hahn kujton rënien e Murit të Berlinit dhe rrëfen si e mësoi lajmin e madh Komisioneri i BE

Gjermania feston sot 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që është bërë simboli i rënies së komunizmit të Europë. Në kuadër të këtij përvjetori, Komisioneri i BE Johannes Hahn, një një intervistë për Euronews Albania, kujton momentet e ngjarjes historike dhe si e përjetoi ai ngjarjen e madhe.

Mes të festimeve, Hahn kujton se ku ishte në momentin kur ndodhi ngjarja, çfarë po bënte dhe me çfarë merrej në atë kohe, në një kohe kur ende nuk i ishte futur politikës.

‘Në fakt në atë kohë unë nuk merresha me politikë, isha duke punuar për një grup kompanish ndërkombëtare. E pashë diku, nuk e di saktësisht se ku, por kujtoj që isha nga një një dhomë hoteli, në mbrëmje. Më duhet të them se si austriak, për ne i gjithë procesi nuk filloi me rënien e ‘Perdes së Hekurt’, pra të Murit të Berlinit, por me prerjen e ‘Perdes së Hekurt’ mes Austrisë dhe Hungarisë. Mendoj se ka qënë qershor ose korrik, i po të njëjtit vit. Kjo mendoj se ishte ngjarja nxitëse dhe kam akoma një foto në tryezën time , këtu në zyrën në Bruksel dhe gjithashtu një fije të vogël teli nga ‘Perdja e Hekurt’, si kujtim në mënyrë që ta shohë çdokush që vjen në zyrën time, se kjo ishte Europa dhe tani në një farë mënyre Europa është e bashkuar.

Por i gjithë procesi që ka filuar në 1989 ende nuk është përfunduar. Ka qënë një ngjarje shumë e madhe të cilën në fakt, të cilën të thëm të drejtën askush nuk e priste të ndodhte, gjatë jetës sonë dhe mbaj mend se pagova shpenzimet e udhëtimit të dasmës sime në Pragë në maj 1989 dhe kam qënë ulur bashkë me gruan time në një restorant në të njëjtën tavolinë me një çift nga Gjermania lindore dhe ata po e shijonin tej mase mundësinë për të udhëtuar në Pragë dhe për të qënë të ulur atje. Ata i kishun mundësitë shumë të kufizuara. Kam menduar oër këtë çift shumë e shumë herë më pas. Duke menduar se tani i kanë të gjitha mundësitë për të udhëtuar kudo që ata dëshirojnë. Mendoj se ishte diçka e shkëlqyer. Ishte një moment që, lavdi zotit kishim burra dhe gra shteti që kapën një çast historik dhe morrën vendimet e duhura. Më mungojnë disa njerëz si këta sot’, ka treguar Hahn.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024286031723022
array(1) { ["section"]=> string(134) "kur-ndodhi-ngjarja-isha-ne-nje-dhome-hoteli-johannes-hahn-kujton-renien-e-murit-te-berlinit-dhe-rrefen-si-e-mesoi-lajmin-e-madh-185255" }