Kur nivelet e hormoneve janë jashtë kontrollit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:28 10-06-2019 Kur nivelet e hormoneve janë jashtë kontrollit

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si trupi funksionon.

Si pjesë e sistemit endokrine, ato janë dërguesit kimik në gjak që kontrollojnë disa funksione të rëndësishme në trup.

Gjendje si sëmundjet e tiroideve, diabeti, madje edhe shtatzënia mund të çrregullojnë nivelet e hormoneve dhe shfaqin simptoma që ju bëjnë të dyshoni për shëndetin tuaj.

Nëse hormonet janë jashtë kontrollit për shkak të tiroideve:

- Hormonet e tiroideve bëjnë që organet të funksionojnë më shpejtë (në rastin e hipertiroidizmit) ose ngadalë (në rastin e hipotiroidizmit).

- Sytë duken më të mëdhenj - mund të jetë një shenjë e formës më të zakonshme të hipertiroidizmit, sëmundja Graves. Në këtë rast sytë duken më të mëdhenj duke qenë se janë inflamuar indet poshtë syve dhe si pasojë janë ngritur qepallat.

- Nuk ju rriten flokët - Nëse flokët ju janë ashpërsuar ose keni më pak qime në trup, përfshirë edhe në kokë, mund të jetë një shenjë e hipotiroidizmit, duke qenë se hormonet e tiroideve janë përgjegjëse për rritjen e qimeve.

- Harroni shpejt - Humbja e kujtesës afatshkurtër mund të jetë gjithashtu një shenjë e hipotiroidizmit. Nivelet e ulëta të homoneve të tiroideve kontrollojnë metabolizmin e trurit dhe funksioni i ngadaltë i trurit ndikon tek kujtesa afatshkurtër.

- Keni lëkurë të thatë - Lëkura e thatë mund të jetë gjithashtu një shenjë e hipotiroidizmit. Kur trupi prodhon më pak hormone të tiroideve, ai ngadalëson metabolizmin e lëkurës, duke prodhuar kështu më pak yndyra që e mbajnë të butë lëkurën.

Nëse hormonet janë jashtë kontrollit për shkak të diabetit:

- Keni infeksione vaginale - Infeksionet vaginale mund të lidhen me diabetin, duke qenë se ngatërrohen me nivelet e hormonit të insulinës, Diabeti rrit nivelet e glukozës dhe bakteret që shkaktojnë këto infeksione e duan më shumë sheqerin.

- Urinoni shpesh - Nëse urinoni gjatë gjithë kohës, mund të ketë një lidhje me nivelet e larta të glukozës në gjak, duke qenë se pankreasi nuk po funksionin siç duhet për shkak të diabetit. Në këtë rast veshkat punojnë më shumë se ç’duhet për të nxjerrë jashtë sheqerin, prandaj keni nevojë për të shkuar më shumë në tualet.

Nëse hormonet janë jashtë kontrollit për shkak të shtatzënisë:

- Mishrat e dhëmbëve rrjedhin gjak më shumë se zakonisht.

- Këmbët i keni më të ënjtura.

- Keni një shije metalike në gojë.

- Vëreni njolla të zeza në lëkurë/ Anila Kalleshi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096330642700195
array(1) { ["section"]=> string(53) "kur-nivelet-e-hormoneve-jane-jashte-kontrollit-167622" }