‘Kur rrezikohet prindi, ndjeshmëria është e lartë’, Pjerin Ndreu falenderon mjekët që i shpëtuan jetën e nënës

Publikuar tek: aktualitet, më 16:15 10-10-2020 ‘Kur rrezikohet prindi, ndjeshmëria është e lartë’, Pjerin Ndreu falenderon mjekët që i shpëtuan jetën e nënës Pjerin Ndreu

Një moment të vështirë ka kaluar kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, pasi nëna e tij ka patur probleme me zemrën dhe është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa probleme, ndërsa kryebashkiaku i Lezhës ka falenderuar publikisht mjekët që i shpëtuan jetën nënës së tij.

“Veshtiresite na bejne te forte. Jane sprova qe nuk i shmang dot. Por kur rrezikohet prindi ndjeshmeria eshte e larte. E sheh te bjere para syve te tu dhe kupton qe jeta qe te dha, sakrifica qe beri per te te rritur, emri qe te ka dhene, te japin force per t”ja dale.

Por ne kemi heronjt tane te mjekesise qe ju perulemi, mjeket e talentuar, Altin Veshti, Alban Dibra, Roland Xhaxho, Klodian Krakulli.

Kush thote se mjekesia jone eshte e dobet, ben nje gabim te rende sepse ajo qe mjeket tane bejne eshte e paimagjinueshme. Faleminderit”, shkruan Pjerin Ndreu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Patosit: Shqipëria, është kthyer në një kantier të madh për ndërtimin dhe rikonstruksionin e ujësjellësve
Greva në burgje, Ministria e Drejtësisë jep njoftimin: Situata paraqitet e normalizuar, ka nisur hetimi për organizatorët »
Article Logic
Execution time: 0.012133121490479
array(1) { ["section"]=> string(113) "kur-rrezikohet-prindi-ndjeshmeria-eshte-e-larte-pjerin-ndreu-falenderon-mjeket-qe-i-shpetuan-jeten-e-nenes-223352" }