Kiço Londo, është drejtori i teatrit eksperimental "Kujtim Spahivogli". Por duket se ka një problem jo të vogël. Orët e gjata në punë gjatë mbrëmjes dhe ristrukturimi i këtij teatri të ri, duket se e kanë lodhur regjisorin. Sot paradite, ai është fotografuar nga paparaci, në barin afër teatrit…por jo në punë, jo në kapacitet të plotë. Por thjesht dhe vetëm duke fjetur.
Përfundimisht duket se Kiço e ka marrë punën shumë seriozisht. Dhe të mendosh, se jo shumë kohë më parë doli në media dhe deklaroi se emra të mëdhenj do të përfshihen në botën e teatrit eksperimental. Kontratat me këta njerëz, duket se e kanë vënë Kiçon në gjumë...
Kiço Londo në gjumë
Ah dhe një gjë të fundit: Kiço nuk shquhet se pi alkool, ndaj mos mendoni se këtë e ka nga konsumimi i pijes…