“Kur ti bëje garën e jetës, Rama njoftonte garën me makina”, Saimir Tahiri batutë me pyetjen për “ish-shefin” dhe reagimin e Spiropalit (INTERVISTA)

Publikuar tek: politike, më 20:56 20-09-2019 “Kur ti bëje garën e jetës, Rama njoftonte garën me makina”, Saimir Tahiri batutë me pyetjen për “ish-shefin” dhe reagimin e Spiropalit (INTERVISTA) Saimir Tahiri, Edi Rama (Foto ilustruese)

“Kur ju po bënit garën e jetës, ish-shefi tuaj njoftonte për një garë me makina”, kështu i është drejtuar gazetari Lorenc Vangjelit, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ky i fundit është përgjigjur po me pyetje.

“E kush e fitoi garën? Për garën me makina po flas....”, tha Tahiri gjatë një lidhje telefonike me emisionin “Java”, raporton Newsbomb.al.

Tahiri komentoi edhe reagimin e vetëm nga qeveria për vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda që e shpalli fajtor për akuzën e “shprëdorimit të detyrës”.

Pjesë nga intervista:

Reagimi i vetëm nga Partia juaj, Elisa Spiropali thotë që nuk është punë e PS apo e qeverisë...

Ç’a komenti duhet të kem unë në këtë rast? Ç’farë komenti duhet të kem unë për çfarë thotë Elisa nuk e kuptoj, nuk do kem kohën t’i jap përgjigje të gjithëve. E bëra këtë punë vetëm në gjykatë, me sakrificë të madhe duke duruar akuzat në kurriz.

Për shefin e Elisës dhe ish-shefin tuaj, ndërkohë që jepej vendimi, ai njoftonte një garë me makina, ndërkohë që ju bënit garën e jetës

Edhe kush e fitoi garën? Garën me makina po flas. S’kam asnjë përgjigje për t’i dhënë zotit Rama. Unë e kam punën me drejtësinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072119235992432
array(1) { ["section"]=> string(147) "kur-ti-beje-garen-e-jetes-rama-njoftonte-garen-me-makina-saimir-tahiri-batute-me-pyetjen-per-ish-shefin-dhe-reagimin-e-spiropalit-intervista-179191" }