‘Kur vdiq Maradona ia fikëm televizorin’, kush është personi i vetëm në Argjentinë që s’e di për ikjen e legjendës

Publikuar tek: sport, më 19:24 27-11-2020 ‘Kur vdiq Maradona ia fikëm televizorin’, kush është personi i vetëm në Argjentinë që s’e di për ikjen e legjendës Carlos Billardo - Maradona

Argjentina vijon të mbetet në zi, pas vdekjes së legjendës së futbollit Diego Armando Maradona.

Gjithë botë është njoftuar për lajmin e trishtë, por një person në Argjentinë ende nuk e di se ylli Maradona tashmë ka vdekur. Ai është Carlos Billardo, ish-trajneri i Argjentinës në kohën kur luante Maradona.

Trajneri i Maradonës tashmë në moshë 82-vjeçare, në ekipin kombëtar Argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës në Meksikë në 1986, vuan nga shumë probleme shëndetësore dhe familja e tij vazhdon të fshehë vdekjen e Diegos.

“Nuk mund t’i them se Diego ka vdekur. Si mund t’i them? Ata kishin një marrëdhënie babë e bir”, tha vëllai i tij Jorge Billardo.

“Infermierët që po e ndjekin vijueshmërinë e tij shëndetësore, ishin informuar tashmë, që nga dita kur Diego u shtrua në spital, se nëse do të ndodhte një gjë e tillë e keqe, televizioni do të duhej të fikej. Ne i thamë se kishte një problem dhe ne vazhdojmë t’i tregojmë të njëjtën gjë. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë kur ai ta marrë vesh”, deklaroi Billardo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Stuhia’ prangos tre të rinjtë nga Fushë Kruja, organizonin trafikun e emrigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Shqipërisë
»
Article Logic
Execution time: 0.022550821304321
array(1) { ["section"]=> string(118) "kur-vdiq-maradona-ia-fikem-televizorin-kush-eshte-personi-i-vetem-ne-argjentine-qe-s-e-di-per-ikjen-e-legjendes-229363" }