'Kur vihen sanksione ndaj krerëve të shteteve, gjithçka ka mbaruar', analistët komentojnë vendimin e Trump për liderin suprem të Iranit

Publikuar tek: bota, më 09:51 25-06-2019 'Kur vihen sanksione ndaj krerëve të shteteve, gjithçka ka mbaruar', analistët komentojnë vendimin e Trump për liderin suprem të Iranit

Ayatollah Ali Khamenei dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë me sanskione të ashpra, duke ndërmarrë një hap dramatic, të paprecedentë për të rritur presionin mbi Iranin pasi Teherani rrëzoi një dron amerikan, raporton Reuters.

Me tensione të rritura shumë ndërmjet dy vendeve, Trump firmosi një urdhër ekzekutiv për të vendosur sanksione, me të cilin sekretari i thesarit Steven Mnuchin tha se do të bllokojë miliarda dollar të tjerë mbi asetet e Iranit. Trump u tha reporterëve se sanksionet ishin pjesë e përgjigjes së rrëzimit të dronit amerikan javën e kaluar, por që do të ndodhte gjithsesi. Ai tha se Khamenei ka qene kohët e fundit përgjegjës për atë që Trump e quan “sjellje armiqësore të regjimit” në Lindjen e Mesme.

Trump tha se sanksionet “do ti mohojnë Liderit suprem dhe zyrës së tij dhe të afërmëve të tij në zyrë, të kenë akses në burimet financiare dhe mbështetje”. John Smith, që ka qenë drejtor në zyrën e thesarit për asetet e huaja përpara se të shkonte në një firmë private vitin e kaluar, tha se SHBA asnjëherë nuk ka targetuar kreun Iranian më parë dhe duket si një shenjë që Trump po e merr personale, raporton Reuters.

“Në përgjithësi, kur targetohet një kryetar shteti, nuk ka kthim pas. Kjo ndodh kur mendon se të gjitha opsionet e tjera kanë përfunduar” I tha Smith Reuters. Irani nuk do të pranojë bisedime me SHBA ndërkohë që është kërcënimi I sanksioneve, tha ambasadori Iranian në OKB. Vendimi I SHBA është një tjetër shenjë që SHBA nuk ka respect për ligjin ndërkombëtar dhe rendin, vazhdoi ai.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028630018234253
array(1) { ["section"]=> string(138) "kur-vihen-sanksione-ndaj-krereve-te-shteteve-gjithcka-ka-mbaruar-analistet-komentojne-vendimin-e-trump-per-liderin-suprem-te-iranit-169650" }