Kura për kancerin, fëmijë nga 3 prindër dhe ngritja e robotëve, parashikimet e “Economist” për 2016-ën

Publikuar tek: bota, më 16:42 27-11-2015 Kura për kancerin, fëmijë nga 3 prindër dhe ngritja e robotëve, parashikimet e “Economist” për 2016-ën

Viti 2016 do të shënojë ngritjen e robotëve, apo humanoidët të cilët do të mund të bien në dashuri me njerëzit dhe të krijojnë familje. Ky është një prej parashikimeve të “Economist” për Botën në vitin 2016.

Sado e frikshme të ngjajë “robotët po vijnë dhe ne do të shkrihemi, çiftëzohemi dhe transformohemi së bashku me ta”. Njeriu po mekanizohet gjithnjë e më shumë. Zëvendësimet e gjymtyrëve të humbura tashmë janë një normalitet, organet artificial po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë organet e dhuruara, ndërsa mikroçipët monitorues janë pranuar tashmë nga shumë njerëz për tu injektuar brenda trupit, apo poshtë lëkurës.

Economist thotë se Britania e Madhe do të jetë vendii parë në botë që do të lejojë lindjen e fëmijëve nga tre prindër.

Rreth 2500 gra në Angli vuajnë nga mutacionet mitokondriale, çka mund të prekë edhe fëmijët e tyre. Procedura revolucionare përfshin heqjen e bërthamës së njërës vezë që vjen nga dy prindërit me anë të metodës in-vitro dhe futjen e një veze nga një donator me mitokondri të shëndetshme.

Kanceri është një sëmundje jashtëzakonisht komplekse dhe lajmi i keq është se gjatë viteve në vijim, pothuajse të gjithë mund të përballen me sëmundjen e rëndë.

Pavarësisht kësaj, lajmi i mirë është se në 2016-ën do të zhvillohet më tepër një kurë e re dhe premtuese për trajtimin e sëmundjes së rëndë e cila do të zëvendësojë metodat e kirurgjisë, radioterapisë, kimioterapisë dhe terapisë hormonale. Ajo është imunoterapia dhe përdor sistemin imunitar të trupit të pacientit për të luftuar kancerin. Trajtimi përdor antitrupa që lëshon sistemi imunitar për të luftuar dhe parandaluar tumoret që të pushtojnë qelizat e shëndetshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093579292297363
array(1) { ["section"]=> string(104) "kura-per-kancerin-femije-nga-3-prinder-dhe-ngritja-e-roboteve-parashikimet-e-economist-per-2016-en-26421" }