Kurbin/ Dëmtoi tubacionin e furnizimit të ujit të pijshëm, arrestohet 65 vjeçari i shpallur në kërkim

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 15-10-2019 Kurbin/ Dëmtoi tubacionin e furnizimit të ujit të pijshëm, arrestohet 65 vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Kurbini ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim.

65 vjeçari me iniciale N.R. ka dëmtuar tubacion furnizimin e ujit të pishëm në muajin shtator.

Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Shkatërrim prone" dhe " Vetëgjyqësia" .

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e hetimit të krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, ndaluan shtetasin N.R. 65 vjeç, banues në Kurbin për të cilin Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Shkatërrim prone" dhe " Vetëgjyqësia" .

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim policor pasi në shtator 2019, në fshatin Shkopet në Kurbin ka dëmtuar tubacion furnizimi të ujit të pishëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075340270996094
array(1) { ["section"]=> string(106) "kurbin-demtoi-tubacionin-e-furnizimit-te-ujit-te-pijshem-arrestohet-65-vjecari-i-shpallur-ne-kerkim-182143" }