Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 13 vjeçareje ka ndodhur pak minuta më parë në Kurbin.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Lezhë - Fushë Krujë ku automjeti tip "Volkswagen" i drejtuar nga shtetasi Robert Arapi, ka përplasur për vdekje 13 vjeçaren, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur te vendi i quajtur Kryqëzimi i Gjormit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.