Kurdët akuzojnë Turqinë për shkelje të armëpushimit, kërkojnë ndihmë nga SHBA: Po sulmojnë disa fshatra

Publikuar tek: bota, më 20:32 24-10-2019 Kurdët akuzojnë Turqinë për shkelje të armëpushimit, kërkojnë ndihmë nga SHBA: Po sulmojnë disa fshatra

Forcat kurde akuzojnë Turqinë për shkeljen e armëpushimit të arritur pak ditë më parë, duke thënë se ofensiva e ashpër ushtarake kundër tyre ka rinisur sërish, këtë herë nga toka.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se, forcat turke kanë nisur ofensivën ushtarake ndaj tre fshtrave në verilindje të Sirisë, fshatra të cilët janë jashtë zonës së sigurtë që kërkon të ndërtojë Turqia. Ndërkohë, Rusia tashmë aleate me Turqinë thotë se plani i armëpushimit po ecën në “drejtimin e duhur”, raporton neesbomb.al.

Sipas planit të rënë dakord, mes presidentit rus Putin dhe atij turk Erdogan, forcat kurde do të tërhiqen 30 km nga kufiri, një synim i arritur pak ditë më parë i cili përkoi dhe me nisjen e armëpushimit në atë zonë.

Kremlini zyrtar është shprehur se po dërgon drejt kufirit verior të Sirisë trupa ushtarake dhe pajisje të rënda për të ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes, e pranuar dhe nga presidenti i SHBA Donald Trump, raporton newsbomb.al. Vetë Ankaraja e sheh milicinë kurde YPG, përbërësin kryesor të SDF, si grup terrorist i lidhur me kryengritësit kurdë në Turqinë juglindore. Ajo nisi një ofensivë ndërkufitare kundër tyre më 9 tetor pasi Trump urdhëroi forcat amerikane të largoheshin nga kufiri.

Por SDF tha në deklaratën e saj të enjten se, forcat turke kishin sulmuar tre fshatra "jashtë zonës së procesit të armëpushimit", duke detyruar mijëra civilë të iknin. "Megjithë angazhimin e forcave tona për vendimin e armëpushimit dhe tërheqjen e forcave tona nga e gjithë zona e armëpushimit, shteti turk dhe fraksionet terroriste aleate me të janë ende duke shkelur procesin e armëpushimit," thuhej në deklaratën e kurdëve, raporton neesbomb.al.

“Forcat tona janë ende duke u përplasur”, u shpreh SDF në deklaratën e sotme, ndërsa kërkoi ndihmën e amerikanëve që të ndërhyjnë për të ndalur rinisjen e luftimeve. Ministria e Mbrojtjes e Turqisë nuk komentoi drejtpërdrejt deklaratën e SDF, por tha se pesë persona nga personeli i saj ushtarak ishin plagosur në një sulm të milicisë së YPG përreth qytetit kufitar Ras al Ain, afër vendit ku ndodhen të tre fshatrat.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01282000541687
array(1) { ["section"]=> string(108) "kurdet-akuzojne-turqine-per-shkelje-te-armepushimit-kerkojne-ndihme-nga-shba-po-sulmojne-disa-fshatra-183372" }