Kurdët fitojnë betejën me ISIS, çlirojnë provincën e pasur me naftë

Publikuar tek: bota, më 18:42 03-12-2017 Kurdët fitojnë betejën me ISIS, çlirojnë provincën e pasur me naftë

Forcat kryesore kurde në siri njoftuan sot përfundimin e betejës së tyre kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në provincën e Deir Ezzor, duke garantuar se kanë larguar xhihadistët nga zona e operacioneve.

Dikur një prej bastioneve kryesore të ISIS-it në Siri, kjo provincë e pasur me naftë është shënjestruar që prej verës nga dy ofensiva të ndryshme, një e zhvilluar nga Forcat Demokratike Siriane (FDS), e dominuar nga Kurdët dhe e mbështetur nga Uashingtoni, tjetra nga ushtria siriane dhe e mbështetur nga Rusia, raporton agjencia telegrafike shqiptare.

Zona e operacioneve të FDS-së, e dominuiar nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG), ndodhej në lindje të Eufratit, lum që ndan provincën e Deir Ezzor në dy.

Nga ana tjetër, ushtria siriane vazhdon të luftojë kundër një grupimi të vogël xhihadistësh në pjesën perëndimore të lumit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fjalimi i presidentit të Ganës lë pa fjalë Emmanuel Macron
‘Nga Koreja e Veriut, me tmerr’, dokumentari i NYT që tregon se lufta atomike mund të jetë shumë pranë »
Article Logic
Execution time: 0.011332988739014
array(1) { ["section"]=> string(73) "kurdet-fitojne-betejen-me-isis-clirojne-provincen-e-pasur-me-nafte-101815" }