Kurdët krijojnë “rajonin federal” brenda Sirisë, Turqia dhe SHBA e kundërshtojnë

Publikuar tek: bota, më 21:10 17-03-2016 Kurdët krijojnë “rajonin federal” brenda Sirisë, Turqia dhe SHBA e kundërshtojnë

Kurdët kanë krijuar një rajon autonom federal brenda shtetit të Sirisë. Vendimi është marrë nga partitë dhe organizatat e këtij kombi, që kontrollojnë disa qytete në veriun e vendit, në kufi me Turqinë.

Sipas liderve kurd, vendimi është marrë për arsye se zëri i këtij populli nuk po dëgjohet as nga fuqitë e huaja, ndërkohë që ata janë forca kryesore në terren që lufton kundër ISIS.

Kjo lëvizje ka sjellë reagimin e shpejtë të Anakrasë zyrtare, e cila e ka kundërshtuar fort këtë lëvizje. Turqia i frikësohej prej kohësh krijimit të një shteti parallel kurd brenda Sirisë dhe kjo është bërë realitet së fundmi. Edhe SHBA është shprehur kundër.

Kjo lëvizje e kurdëve në Siri rrezikon që të shtrihet edhe në jug të Turqisë, rajon që popullohet kryesisht nga ky komb. Ndërsa në Irak, kurdët prej dekadash drejtojnë rajonin e tyre autonom, të njohur edhe nga qeveria e këtij vendi.

Kurdët janë një popullësi prej rreth 35 milionë, të ndarë në 5 shtete. Zonat ku ata shtrihen njihet ndryshe si Kurdistan. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2163999080658
array(1) { ["section"]=> string(83) "kurdet-krijojne-rajonin-federal-brenda-sirise-turqia-dhe-shba-e-kundershtojne-35371" }